Celebrities Gossip Showbiz

Egli e refuzoi, Xumi nuk heq dorë prej saj?

Mesa duket, Xumi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga dashuria, edhe pse Egli e ka refuzuar. Ai duket i vendosur të vazhdojë përpjekjet për të krijuar një lidhje me të, duke theksuar disa aspekte të përbashkëta që ndan me të.

Gjatë një bisede me Loredanën, Xumi u ndal te kimia dhe afërsia që ka ndier me Eglin, duke përmendur se ato kanë shumë të përbashkëta, ndërsa nuk i kursen edhe kritikat për Redonin.

Ai kujtoi një moment gjatë një takimi me Eglën, kur ata po gatuan dhe ndienin një bashkëpunim të natyrshëm. Xumi e përshkroi këtë si një moment të veçantë, duke theksuar se për të, ishte diçka shumë e bukur, një lidhje që i krijonte kënaqësi.

Ai pranon se ka nevojë për atë lloj ndjenje dhe që kjo do të ishte diçka që do të donte ta ndante çdo ditë me Eglin.

Megjithatë, ai nuk mund të kalojë pa përmendur dhe Redonin, për të cilin kishte disa “kunja”, duke i bërë thirrje Eglit të hapte sytë dhe të ishte e kujdesshme, duke e paralajmëruar që nuk është gjithçka ashtu si duket.

Xumi e mbylli bisedën duke theksuar se nuk do të dorëzohet dhe se, nëse Egli nuk dëshiron ta ketë afër, ai do të respektojë vendimin, por nuk do ta bezdis më.