Qeveria greke përcjell sinjale optimizmi lidhur me ekonominë, sidomos në prag të takimit të ministrave të Financave të Eurozonës. Megjithë përmirësimin për të cilin flet kryeministri Aleksis Tsipras, sipërmarrjet e vogla nuk e kanë ndjerë ende. Kriza vazhdon të jetë e pranishme në jetën e grekëve, të cilët ngushëllohen vetëm me lajmet e mira që mbërrijnë nga turizmi. Një prej problemeve për të cilat ankohet më shumë biznesi, sidomos ai i vogël, janë tatimet e larta, ku vetëm TVSH-ja mbërrin në 24%.