Në Tiranë, një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur sot, nga një shpërthim eksplozivi në portën e banesës së tyre private. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:22 të mëngjesit, në zonën e Mëzezit. Burrë e grua morën dëmtime të shumta dhe u dërguan në spital, ku fatmirësisht janë jashtë rreziku për jetën. Policia nisi hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.