Shkarkohet Kryeinspektori i Mjedisit në Elbasan pas ankesave të shumta nga vetë qytetarët, për ndotjen në zonën e ish kombinatit Metalurgjik. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u tregua i rreptë në këtë kërkesë e cila ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. Balla paralajmëroi drejtorin e ri se ka vetëm 1 muaj kohë për të përmirësuar situatën në të kundërt do t’ju bëjë kallëzim penal për shpërdorim detyre”.