Aktualitet

Elbasan, shkëndijë elektrike, digjet makina e 66 vjecarit

Digjet një automjet tip “Opel” në Elbasan. Makina e parkuar në Lagjen “5 Maji”, rezulton në pronësi të një 66-vjeçari, i cili nuk ka  pretendime se mund t’i jetë djegur qëllimisht. Dyshohet se zjarri ishte pasojë e një shkëndije elektrike. Në bashkëpunim me ekspertët zjarrfiksës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.