Health & Beauty Live From Tirana

Eliksiri, produkti çudibërës që bën mrekulli për flokët, nga Edis Bio Care!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Edisa Leçini nga Edis Bio Care. Ajo tregoi veçantinë e produkteve që ky dyqan ofron, pse duhet t’i zgjedhim dhe jo vetëm. Cilat janë disa nga prodektet që Edis Bio Care ofron?

Eliksiri, në kombinim me ampulat kolagen, ka kuruar alopecinë. Eliksiri është një përbërje vajore me 11 vajra dhe nxjerr flokë në vendet boshe, në problematika shumë të vështira. Në atë kohë më vjen një vajzë, e cila kishte shkuar në të gjithë mjekët në Gjermani dhe Greqi, e nuk kishte fare flokë, vetëm dy pulla të vogla. Dhe i thashë që do t’i bëja një kombinim produktesh, që janë shumë efikase, por nuk premtoj. I thashë që duhet të punojmë shumë fort, sepse nuk kishte fare flokë. I mori të gjitha ato që i sugjerova dhe e përdori me shumë rregull terapinë me dermaroller, që të depërtojë nëpër shtresat e epidermës, në skalp, të nxiste qarkullimin e gjakut, të depërtojnë përbërësit aktiv që unë përdor të pastër në formulat e mia. Vajza sot është me flokë dhe i ka deri në fundshpinë. Unë nuk e besoja që do arrinim atë rezultat. Dhe kjo më bën shumë të lumtur, më motivon jashtëmase shumë, që unë në çdo periudhë të sjell ato formulat e mia magjike, ku përbërës kryesor kam dashurinë.