Sport

Eliminimi i Gjermanisë, Erdogan iu kthen fanellat Özil dhe Gündogan

Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan. Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve. Një zëdhënës i Erdoganit tha se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë, madje kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre.