Aktualitet

Emri/ Dështon arratisja e 31-vjeçarit nga burgu i Shënkollit!

Shtetasi Adriano Berisha, 31 vjeç, ka tentuar mesditën e djeshme të largohet nga burgu i Shënkollit, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë.

Pas rreth 500 metrash nga rrethimi i burgut, ai është kapur dhe rikthyer në qeli, pa shkaktuar incidente apo rrezik për punonjësit dhe komunitetin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti të jashtëm të burgut, ku i dënuari po merrte pjesë në sistemimin e mbeturinave nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

LEXO EDHE: Preu hekurin e qelisë, zbriti me çarçaf nga 10 metra lartësi…! Detajet nga arratisja e Taulant Tomës nga burgu italian!

Burgu i Shënkollit dhe institucionet përkatëse në një reagim zyrtar theksojnë se 36-vjeçari është neutralizuar menjëherë pas tentativës. Menjëherë janë njoftuar prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e procedurave ligjore dhe administrative. Masat organizative dhe të sigurisë po rishikohen për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

LEXO EDHE: I dënuar më burgim të përjetshëm pas vrasjes së 4 personave mes tyre dy oficere, i riu dërgohet në spital!

Ky incident vjen pas një tentative të ngjashme në Shkurt të këtij viti, kur Daut Laze kishte tentuar të largohej nga burgu i Shënkollit duke kapërcyer murin rrethues.