Rajoni

Emri i Maqedonisë, Kotzias diskuton me Tsipras

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias diskutoi sot me kryeministrin Aleksis Tsipras rreth negociatave për emrin e Maqedonisë. Pas takimit, Kotzias u shpreh se kreu i Qeverisë në Athinë, do të zhvillojë sot një bisedë teleefonike me homologun e tij maqedon Zoran Zaev. Në fokus do të jenë përpjekjet për zgjidhjen perfundimtare të çështjes së emrit.