Rajoni

Emri i Maqedonisë, OKB-ja optimiste

Negociatori i Kombeve të Bashkuara vlerëson se Shkupi dhe Athina po veprojnë në mënyrë shumë të përkushtuar për të zgjidhur emrin e Maqedonisë. Një ditë më parë, Metju Nimiç takoi kryediplomatët Nikolla Dimitrov e Nikos Kotzias në Zyrën e OKB-së në Vjenë. Ai foli për krijimin e një klime shumë të mirë dhe se procesi i bisedimeve vazhdon javët e ardhshme.