Në Maqedoni sot u bllokuan disa rrugë nga protestuesit që kundërshtojnë marrëveshjen me Greqinë për emrin. Ata kërkojnë që Kryeministri Zaev të japë dorëheqjen, ose të paktën, të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë. Protestuesit shprehen se ajo është kapitullim për Maqedoninë, edhe pse disa pranojnë se nuk e kanë lexuar atë. Ndërkaq edhe nesër është paralajmëruar një tubim para Kuvendit të Maqedonisë.