Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan premtoi se do të marrë masa kundër agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit, Moody’s pasi analistët e kompanisë e vendosën Turqinë në kuota më të ulëta pak para zgjedhjeve parlamentare. Sipas presidentit turk, agjencia amerikane e vlerësimit është duke vënë Turqinë në një situatë të vështirë.