Brooklyn Beckham është rikthyer në qendër të vëmendjes pas paraqitjes së tij në një reklamë të re për FIFA World Cup 2026, e cila ka nxitur spekulime të reja për raportet e tij me familjen e famshme Beckham.
Videoja promocionale ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi shumë fansa besojnë se disa prej komenteve të tij me nota humori mund të jenë referenca të fshehta ndaj tensioneve të përfolura me prindërit e tij.
Në reklamë, Brooklyn shpjegon pse do ta ndjekë kampionatin nga shtëpia dhe në një moment thotë se arsyeja është një “histori e gjatë”.
Videoja mbyllet me mesazhin intriguese:
Është e komplikuar. Së shpejti më shumë.
Kjo frazë ka mjaftuar që ndjekësit të lidhin menjëherë deklaratën me raportimet e vazhdueshme për një krisje mes tij dhe prindërve të tij, David Beckham dhe Victoria Beckham.
Prej muajsh, mediat britanike dhe amerikane kanë raportuar për një ftohje në marrëdhëniet familjare, ndërsa në qendër të diskutimeve është përmendur shpesh edhe martesa e Brooklynit me Nicola Peltz.
Dyshimet për përçarje u shtuan edhe më shumë pas mungesës së tij në ceremoninë ku babai i tij u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame.
Në aktivitet morën pjesë pothuajse të gjithë anëtarët e familjes Beckham, ndërsa mungesa e Brooklynit u komentua gjerësisht nga publiku dhe mediat.
Megjithëse as Brooklyn dhe as familja e tij nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë konflikt, deklaratat e fundit kanë rikthyer sërish vëmendjen te marrëdhënia e tyre, duke lënë fansat të pyesin nëse mesazhi “Është e komplikuar” ishte thjesht pjesë e reklamës apo një sinjal për atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura.