Aktualitet Sport

Europa League/ Spikat Roma – Porto në play-off, Galatasaray kërkon përmbysjen kundër AZ Alkmaar!

Europa League do vijojë këtë të enjte me ndeshjet e kthimit në fazën play-off. Shumë ekipe kanë hedhur një hap të rëndësishëm për të qenë pjesë e 1/8, teksa të tjerat kërkojnë përmbysjen.

Gjithçka nis me katër ndeshje në orën 18:45. Në “Olimpico” Roma vendase kërkon triumfin kundër Portos, pasi ndeshja e parë doli 1-1. Turqit e Galatasarasy duket se kanë një detyrë shumë të vështirë për të përmbysur humbjen e parë 4-1 në Holandë kundër AZ Alkmaar.

Fenerbahce duket me “një këmbë” në 1/8, por duhet të mbajë epërsinë e tre golave kundër Anderlecht në Belgjikë.

Europa League, play-off – Ndeshjet e kthimit:

E enjte, 20 shkurt 2025

18:45

Roma – Porto (1-1)

Bodo/Glimt – Tuente (1-2)

FCSB – PAOK (2-1)

Galatasaray – AZ Alkmaar (1-4)

21:00

Ajax – Royale Union SG (2-0)

Anderlecht – Fenerbahce (0-3)

Plzen – Ferencvaros (0-1)

Real Sociedad – Midtjylland (2-1)