Gjatë vitit 2017 në Shqipëri janë konstatuar 165 skema të evazionit fiskal nga bizneset, të cilat janë referuar për hetime të mëtejshme në prokurori. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve në total dëmi i konstatuar si pasojë e skemave mashtruese arrin në 6.2 mld lekë. Për këtë dëm janë nën hetim 228 persona të cilët sipas hetimit tatimor dyshohen për krijimin e skemave mashtruese dhe evazion fiskal.