Partia Demokratike vijon me publikimin e fakteve për vëllain e Fatmir Xhafajt, teksa deputeti Enkelejd Alibeaj reagoi edhe për deklaratat e Vasilika Hysit dhe Ulsi Manjës. Për PD-në, Hysi dhe Manja “mashtruan sot në mënyrë të pacipë, për t’i ardhur në ndihmë Fatmir Xhafajt, të kapur në flagrancë duke falsifikuar ligjet e Reformës në Drejtësi për të shpëtuar të vëllain e dënuar për trafik droge”.