Shuhet në moshën 94-vjeçare shpikësi i kasetës audio dhe pionieri i CD teknologjisë, Lou Ottens. Ottens, filloi të punojë për “Philips” në vitin 1952, ndërsa 8 vite më vonë, arriti të jetë në krye të kësaj kompanie. Brenda një periudhe njëvjeçare, ai dhe ekipi i tij prodhuan incizuesin e parë të audio kasetës dhe shumë shpejt arriti të shiste plot një milionë copë.
Dy vite më vonë, Ottens modifikoi magnetofonin duke e bërë të përshtatshme dhe për audio kasetat. Ndërsa shumë vite më pas, Ottens filloi të prodhonte teknologjinë CD, për kompanitë Sony dhe Philips, duke shitur më shumë se 200 miliardë CD.
Ottens u pensionua në vitin 1986, e që atëherë ka refuzuar të marrë pjesë në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj teknologjie, që i mundësoi miliarda njerëzve të dëgjonin muzikë. Kaseta e parë audio pa dritën e diellit në vitin 1963, dhe u prezantua në panairin elektronik nën parullën “Më e vogël se një kuti cigare”! Japonezët shpejt filluan të bënin të njëjtat kaseta, por në madhësi të ndryshme.
E vetmja keqardhje që Ottens kishte ishte sepse Sony filloi të prodhonte Walkmen, jo Phillips. Kohët e fundit ai u pyet nëse besonte se kasetat audio do të vinin përsëri në jetë, por Ottens prapë pohoi se “asgjë nuk mund të jetë më mirë se zëri nga një CD”.