Aktualitet

Falen të gjitha gjobat e vendosura gjatë pandemisë

Falen të gjitha gjobat e vendosura nga 17 Prilli deri më 7 Tetor 2020 për ata që shkelën masat anti-COVID e jo vetëm. Kjo u vendos nga Qeveria me Akt Normativ.

Gjithashtu do të kthehen makinat e patentat e bllokuara, si dhe falen gjobat e vendosura ndaj familjeve të prekura nga 2 tërmetet e 21 Shtatorit e 26 Nëntorit 2019 për shkeljet gjatë kryerjes së punimeve.  

Para datës 30 Tetor, institucionet përkatëse duhet të përgatisin listën e personave të ndëshkuar dhe t’u kalojnë paratë në llogaritë përkatëse jo më larg se data 15 Nëntor. Ky vendim hyn menjëherë në fuqi.