Aktualitet

Farmacistët në grevë, kërkojnë plotësimin e kushteve

Për dy orë, farmacistët pezulluan sot  aktivitetin në mbarë vendin.  Ata kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës së barnave të rimbursueshme dhe problemeve të tjera. Sipas tyre, “Kontrata e hartuar në mënyrë të njëanshme i diskriminon”. Kontratën e refuzojnë se nuk i lejon të punojnë brenda standardit, duke iu imponuar kushte. Gjithashtu, farmacistët thonë se futja e beftë e listës së barnave të rimbursueshëm iu ka krijuar një dëm financiar. Disa medikamente që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati një të dytën e çmimit dhe askush nuk ua rimburson.