Aktualitet

Fier, gjendet e braktisur një gomone

Në Darzezë të Fierit, një gomone u gjet e braktisur në breg të detit. Mjeti  lundrues 12 metra i gjatë, me dy motorrë u zbulua sot gjatë një kontrolli të territorit nga  shërbimet e Policisë Kufitare dhe Delta Forcës. Paraprakisht, dyshohet se gomonia mund të jetë braktisur kur u pikas prania e tyre. Policia vijon verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së mjetit.