Në Mbrostar të Fierit po vijon puna për ndërtimin e impiantit të inceneratorit që do të trajtojë mbetjet urbane të Fierit. Projekti parashikon ndarjen, riciklimin dhe asgjësimin me teknologji të fundit që eliminon mbetjet si në toke ashtu edhe në ajër. Drejtuesit e projektit shpjegojnë se po ndërtohen hapësirat që do evitojnë edhe ndotjen e ujërave. Për impiantin e mbetjeve që do të prodhojë energji është lidhur kontrata në tetor të 2016-s.