Policia sekuestroi një gomone, e cila dyshohet se do përdorej për të trafikuar droge në Itali. Sipas policisë, gomonia e braktisur u gjet e fshehur ne Pishporo, gjatë kontrollit të policisë kufitare mes zonës së Vlorës dhe Fierit. Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë. Nga verfikimet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë. Vijojnë hetimet.