Sport

FIFA kishte të drejtë, ky është një Botëror historik, rekord shikueshmërie!

Federata Ndërkombëtare e Futbollit bëri të ditur se Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës është kompeticioni që ka shënuar numrin më të madh të tifozëve të pranishëm nëpër stadiume edhe pse ky edicion është në gjysmën e rrugës së tij.

Në mbrëmjen e së enjtes, FIFA bëri të ditur se deri në këtë moment ky kompeticion është ndjekur në total nga 3 605 357 tifozë në shkallët e impanteve

‘Botërori 2026 u bë turneu më i ndjekur në historinë e kompeticiont. Kjo reflekton dashurinë e njerëzve për mbretin e sporteve dhe aftësinë e futbollit për të bashkuar njerëzit, për të festuar, për të ndjere alegrinë dhe për të ndarë emocionet që na bashkojnë-shkruante presidenti i FIFA Gianni Infantino në një postim të tij në Instagram-ambienti brenda stadiumeve dhe në 16 qytetet fantastike që presin kompeticionin është i pabesueshëm; faleminderit të gjithë atyre që kanë udhëtuar nga çdo cep i planetit për t’i dhënë jetë kësaj Kupe Bote. Më e mira do të vijë dhe do të vazhdojmë të thyejmë rekorde, por ajo që ka më shumë rëndësi është që njerëzit të vazhdojnë të argëtohen dhe të krijojnë kujtime për të gjithë jetën’.

LEXO EDHE: Si u blenë 2 mijë tifozë me paketa “All-Inclusive”! Zbulohet skema qesharake e Katarit!

Deri tani, rekordin për numrin e shikuesve në stadiume e mbante Botërori i 1994 i zhvilluar po në SHBA me 3 587 538 spektatorë në total. Edicioni aktual përfiton në këtë pikë sepse ka më shumë ndeshje dhe skuadra, por edhe mesatarja e spektatorëve është shumë e lartë. Deri në këtë moment ndeshjet që kanë sjellë më shumë njerëz në stadiume kanë qenë 2 ndeshjet e Meksikës në Azteca me 80 824 spektatore dhe ato të Brazilit dhe Ekuadorit në MetLife Stadium me 80 664 spektatorë.

LEXO EDHE: Infantino në tribunë për të parë njëkohësisht dy ndeshje të Kupës së Botës!