Bota

Lufta me kohën për 42 mijë të zhdukurit e tërmetit në Venezuelë!

Mbi 24 orë pas tërmeteve të tmerrshme të magnitudave 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, në rrënojat në Venezuelë ka gërmime për të kërkuar mijëra njerëz që ende mungojnë. Sipas disa mediave lokale, numri i personave të zhdukur është 42 mijë, por ky përbën një vlerësim të përkohshëm.

Numri zyrtar i viktimave nga tragjedia, e cila po rëndohet me orë, gjithashtu është i përkohshëm.

Aktualisht, 235 persona janë konfirmuar të vdekur dhe mbi 4 mijë e 300 të plagosur.

Shtetet e Bashkuara premtuan 150 milion dollarë ndihmë, si dhe dërgimin e anijeve e avionëve ushtarakë për të lehtësuar operacionet e shpëtimit, të penguara nga mungesa e personelit dhe problemet e infrastrukturës, nga tërmeti.

Sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, ekziston një probabilitet prej 95% që numri i viktimave të jetë të paktën 1 mijë, por disa vlerësime sugjerojnë se mund të arrijë ose të kalojë 100 mijë.