Horoskopi Lifestyle Pardon My French

Rikthehet ish-i/e dashura? Paralajmërim i fortë për shenjën e Luanit këtë verë: Egoja mund t’i kushtojë shtrenjtë sepse…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.

Luani

Luani ka një verë ose le të themi pjesa e fundit e vitit sepse fillon që nga vera tani nga data 30 qershor me një periudhë ku kjo shenjë mund të ketë rritje shumë të madhe sepse ka një zgjerim shumë të madh që vjen nga Jupiteri që kalon te shenja e tij, por nga ana tjetër kjo vjen nëpërmjet sfidave. Duke qenë se Jupiteri do të ketë një kënd negativ me Plutonin, prandaj në qoftë se ne jemi impulsiv dhe biem pre e egos sonë pra jemi krenar aty ku nuk duhet të jemi do t’i prishim vërtet shumë punë vetes. Puna mund të prishet në lidhje me marrëdhëniet afatgjata po ashtu edhe në lidhje me karrierën. Këtu duhet të krijojmë disa balanca ku ne mund të shkëlqejmë por në të njëjtën kohë edhe duhet të dimë se si të ndihmojmë njerëzit që kemi rreth e rrotull në mënyrë që mos të kemi probleme. Nga ana tjetër pika ku kemi fat që vjen pak a shumë vetvetiu është për të krijuar lidhje të reja. Është një verë e favorshme për çështje sentimentale, për t’u lidhur, për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Do të kemi rikthime nga ex, por këshilla ime do të ishte që jo me ex por me next. Nuk është lajm i keq është me zgjedhje. Është e vlefshme për të gjitha shenjat. 

Shenja e Luanit duhet që të ketë kujdes që të mos e teprojë me aktivitetin fizik, duhet të jemi shumë të vëmendshëm.