Aktualitet

Fleckenstein: Kushtet janë plotësuar, të hapen negociatat me Shqipërinë!

Këshilli Europian do të vendosë pas pak ditësh nëse do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë apo jo. Pavarësisht skepticizmit të 2-3 vendeve, eurodeputeti Knut Fleckenstein, që është gjithashtu edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, thotë se kushtet për çeljen e negociatave me BE-në janë plotësuar nga Tirana.  Një tjetër thirrje për Këshillin e kishte edhe për Kosovën. Fleckenstein tha se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.