Aktualitet

Fluks në Kishën e Laçit; Qindra pelegrinë kalojnë natën brenda dhe jashtë objektit

Qindra vetë e kaluan natën në Kishën e  Shna Ndout dhe rrethinat e saj në Laç. Pjesëmarrja masive bëri që kolona e automjeteve të zgjatej disa kilometra. Shumë prej tyre fjetën te Kisha në sheshin kryesor, në shkallë apo në rrugët hyrëse. Qytetarë të të gjitha besimeve i bashkohen pelegrinazhit të përvitshëm. Ritualet vazhdojnë dhe sot, një ditë pas së martës së fundit të shenjtë, në kishën kushtuar Shën Antonit të Padovas, i njohur si Shna Ndou.