Rajoni

Fondi për veriun e Kosovës arrin vlerën rreth 15 milionë euro

Arrin në rreth 15 milionë euro, Fondi i Mirëbesimit i krijuar në 2013-ën për zhvillimin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ngritja e tij pasoi një marrëveshje të përkohëshme për Doganat, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd. Paratë e mbledhura përmes pikave kufitare Jarinë e Bërnjak, destinohen në Fondin për zhvillimin e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut e Zveçanit.