Për herë të parë në këtë sezon, në Big Brother VIP do të hapet Kutia e Pandorës. Spektakli më i ndjekur do të nisë në orën 21:00 në Top Channel, ndërsa ende nuk duhet se kush do të jetë përballë Kutisë së Pandorës dhe se çfarë do të vendosë. Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta? Çfarë po fshehin dy kunatat? Mes Juxhinit, Mirit, Selinit, kush largohet sonte? Për të zbuluar këto dhe shumë të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.