Rajoni

Fuqizimi i Rusisë?, armatoset Ballkani

Përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po reflektohet gjerësisht edhe në Ballkan, ku pjesa më e madhe e vendeve, pavarësisht mundësive financiare të kufizuara po përgatiten për më të keqen. Ekspertët thonë se Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Greqia që “hallin” më të madh e ka më Turqinë, po rinovojnë armatimet e tyre, kryesisht të përqendruar tek flota ajrore. “Lojën” e hapi Serbia, fillimisht me një numër avionësh të dhuruar nga Rusia dhe më pas me blerjen e sistemeve më të avancuara shumëfunksionale.