Aktualitet

Fusnin në Shqipëri makina luksoze kontrabandë, arrestohen 5 persona

Një grup që merrej me futjen e makinave luksoze në Shqipëri, duke shmangur detyrimet doganore është goditur nga organet e drejtësisë. Prokuroria e Tiranës, njoftoi se janë arrestuar pesë persona dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga përfunduan: Elison Shehaj specialist i regjistrimit të mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë, Mirjan Driza, Xhani Rama, Ervin Demiraj, dhe Aurel Karaj, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe tregtim e transportim të mallrave kontrabandë.