Sport

Futbollisti i Suedisë provokon me shqiponjën, reagon Xhaka dhe Federata Zviceriane

Në vigjiljen e përballjes mes Zvicrës dhe Suedisë, provokimet kanë zënë vend në distancë. Mbrojtësi suedez Lustig tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa nuk vonoi dhe përgjigja e lojtarit me origjinë nga Kosova. “Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme, por kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”, tha Xhaka. Kur gazetarët e pyetën nëse do të festonte sërish me shqiponjë në rast goli, ndërhyri Federata e Futbollit të Zvicrës duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen.