Presidenca reagon për titullin “Qytetar Nderi” dhënë Gafurr Mazrekut nga Bashkia e Hasit. I ndjeri Gafurr Mazreku ishte deputet i PS-së kur në shtator të ‘97-ës plagosi kolegun demokrat, Azem Hajdarin. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane, thuhet në reagimin e Presidencës.