Gazeta “Kurir” paralajmëron zbulimin e një skandali në futbollin serb, duke pretenduar se e drejton mafia shqiptare, sipas saj, e udhëhequr nga vëllezërit Osmani, por nuk jep detaje. “Paratë e pista, nga trafiqet e drogës e të armëve, pastrohen në Serbi e përdoren për transferimin e lojtarëve, si dhe për ndarjen e vendit”, – shkruan e përditëshmja serbe. “Kurir” thotë se “Pjesë e hetimeve janë bërë dhe shërbimet sekrete të një vendi perëndimor”.