Dy faqe nga botimi i parë i “Komedisë Hyjnore” janë gjetur gjatë transferimit të Arkivit Shtetëror nga Spezia, në Italinë veriperëndimore. Kryebashkiaku i Spezias, Pierluigi Peracini, e bëri të ditur lajmin për gjetjen në botimin lokal “Il Secolo XIX”, duke shpjeguar se këto janë dy faqe autentike nga pjesët Purgatori dhe Parajsa nga botimi i parë i Komedisë Hyjnore të Dante Alighieri dhe se është qartësisht një origjinal i shekullit të 14-të.
‼️Un tesoro unico al mondo di Dante Alighieri alla Spezia!
Nell’Archivio di Stato abbiamo l’originale della Pax Dantis, che nel 1306 concluse la guerra tra i Malaspina e i Vescovi di Luni, e pagine del Purgatorio e del Paradiso della prima edizione della Divina Commedia. pic.twitter.com/o4TlNAN0zI
— pierluigi peracchini (@PPeracchini) December 7, 2024
“Është një fakt i jashtëzakonshëm, zbulimi i një thesari me vlerë të paçmueshme”-tha Perakini. Ai tha se tani synojnë që së shpejti të merren vesh me Ministrinë e Kulturës për organizimin e ekspozitës. “Ashtu si mbetjet e Komedisë Hyjnore. Është një fakt i jashtëzakonshëm dhe me rëndësi absolute për qytetin dhe kulturën tonë”-shtoi Perakini.