Aktualitet

Gjermani Mass pro hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë

Kryediplomati Gjerman, Heiko Mass shprehet pro hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë. Në një editorial, Mass shkruan se “Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE, do të ketë pasoja fatale”. Gjithashtu, Kryediplomati i Berlinit vlerëson se vendi ynë ka shënuar përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në Drejtësi. Maas thekson se mbështet hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Ndërsa vendimi për hapjen ose jo të negociatave merret më 28 Qershor, Gjermania ende nuk e ka zyrtarizuar qëndrimin në favor ose kundër.