Për Gjermaninë, “Çështjet Xhafaj-Tahiri nuk janë kushte për negociatat e anëtarësimit europian të Shqipërisë”. Qëndrimin e shprehu sot në Tiranë, Christian Lange, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Langë theksoi se Berlini nuk mban qëndrim për politikat e brendshme. Por, zyrtari i lartë kërkoi të luftohet korrupsioni, të vijojë thellimi i reformave, si dhe të shmangen bllokadat politike, për të cilat tha se nuk ndihmojnë progresin e Shqipërisë. Ndërkaq, ministri gjerman tha se nuk mund të japë përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave.