Sport

Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Gjermania u eleminua nga Botërori që në fazën e grupeve, gjë që nuk pritej aspak nga tifozët, por as vetë drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit. Me arrogancën e një skuadre që është mësuar të fitojë, gjermanët shkuan në Rusi me sigurinë që do të vazhdojnë deri në fund kompeticionin. Për këtë arsye kishin prenotuar hotelin deri në mesin e korrikut. Veç humbjes Gjermanisë i duhet të paguajë edhe hotelin, megjithëse do vijojë ta shohë turneun nga shtëpia.