E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Krisa Çaushi, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si i sheh ajo disa nga banorët tani që është jashtë. Po ashtu Krisa ka treguar dhe disa detaje nga lidhja e saj me Tirin dhe njohjen e tyre…
Si e sheh ti marrëdhënien e Eglit dhe Gjestit, duke qenë se ke qenë pranë tyre në shtëpi? A aktrojnë ata?
Unë kam qëndruar dhe pranë Eglit. Që Egli realisht ndien për atë djalë, ndien. Unë e kam parë se sa i ka përjetuar ato debatet që ka pasur, përplasjet dhe kur qëndroi tre ditë pa folur me të, u bë realisht keq nga gjendja emocionale. Unë nuk e shikoj aktrim tek Egli, por e di që deri diku e ka kuptuar që në fund të ditës jemi në “Big Brother” dhe kjo gjë rrotullohet nga loja. Ndërsa Gjesti më jep pak sinjale të miksuara. Nuk e kuptoj ndonjëherë, do apo nuk do. Por sado ndien për atë vajzë, duhet thënë që ai ka rreth 100 ditë izolim dhe është shumë i fokusuar tek loja.