Aktualitet

Gjiri i Lalzit, prerja e pishave rrit nivelin e ndotjes

Në Gjirin e Lalzit vazhdon prerja e pishave të buta. Në emër të zhvillimit të turizmit, subjektet vijojnë të dëmtojnë brezin e gjelbër për të përfituar sipërfaqe të reja për ndërtime dhe infrastrukturë rrugore. E gjithë kjo veprimtari betonizimi ka rritur ndjeshëm edhe ndotjen në zonë. Prerja e pemëve dhe ndërtimet rrezikojnë të çojnë drejt degradimit tokën në bregdet, duke sjellë shtim të erozionit dhe përmbytjeve.