Aktualitet

Gjirokastër, Rama: Do të ndërtohet rruga Kardhiq-Delvinë!

Qeveria u mblodh sot në Gjirokastër, nga ku miratoi projektet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë që do të lidhë zonën me bregdetin duke shmangur Qafën e Muzinës, si edhe për Bay-passin e Tepelenës. Ndërkaq ai tha se: “Përgatitemi për të filluar fazën e dytë, e cila është gati, por është rënë dakord që punimet të fillojnë në shtator për të mos penguar turzimin. Ndërhyrje të rëndësishme në ujësjellësa. Si dhe projekte që janë pjesë e programit të qeverisë për 300 qendra shëndetësore, të cilat do të transformohen rrënjësisht dhe 52 shkolla që nisin rindërtimin muajin e ardhshëm, ku dhe Gjirokastra ka pjesë. Do të rindërtohet shkolla profesionale. Gjirokastra si qark është edhe pjesë e programit të fshatrave, me 13 fshatra të përzgjedhura për të nxitur turizmin”.