“Top 100 Songs Of 2024” Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.
Një urim special për Top Albania Radio ka artisti shumë i dashur Young Zerka!
Përshëndetje, miq unë jam Young Zerka dhe dua të falenderoj të gjithë dëgjuesit e TAR që na dëgjojnë. Gjithashtu dua të uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit. Gëzuar, mbarësi dhe lumturi gjithmonë me tavolinat plot dhe gjithmonë të bashkuar!