Për të krijuar renditjen, më shumë se 24,000 banorë në 150 destinacione në mbarë botën u pyetën për cilësinë e ushqimeve në restorante.
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Një nga pjesët më të mira të jetesës në Londër është diversiteti i ofertës së saj ushqimore, ku mund të marrësh gjithçka, nga bagel-at deri te pjata vegane. Në fakt, 96% e të anketuarve thanë se të ngrënit jashtë në kryeqytetin britanik është “mirë”, edhe pse vetëm 42% thanë se është i përballueshëm.
Barcelona, Spanjë
Këtë vit qyteti kulinar në Spanjë ishte Barcelona. 82% e banorëve e vlerësojnë gastronomin për cilësinë e saj. Barcelona ka qenë prej kohësh një kryeqytet i gastronomisë së lartë, me më shumë restorante me yje se kudo tjetër. Këtu mund të provosh capipota, një pjatë xhelatinoze e bërë nga koka dhe këmbët e viçit, gatime si toptha patatesh të skuqura për të cilat Barcelona është e njohur.
Lisbona, Portugali
Rreth 86% e vlerësojnë të mirë ushqimin në Lisbonë. “Neo-tascas”, që Time Out i përshkruan si “restorante lagjesh autentike dhe mikpritëse me menu kreative me bazë në traditën portugeze”, po rriten në qytet.
Top 10 qytetet më të mira për ushqim 2026:
- Lima, Peru
- Bangkok, Tajlandë
- Mexico, Meksikë
- Londër, Mbretëria e Bashkuar
- Barcelona, Spanjë
- Ho Chi Minh City, Vietnam
- Melbourne, Australi
- Pekin, Kinë
- Athinë, Greqi
- Lisbonë, Portugali