Pas dënimit me 5 vjet burg të ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, për korrupsion me tenderat, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu sot vendimin që duhej të jepte për ish-vartësin e tij, Iljaz Labi. Shkak u bë mungesa e avokatëve të Labit, i cili gëzon statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë. Seanca e rradhës u caktua për më 29 Qershor.