Aktualitet

Gjykata pezullon HEC-in, në Dragobi do ndalet puna

Gjykata e Apelit Administrativ iu dha të drejtë 27 banorëve të Tropojës dhe Margegajt që kundërshtojnë një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit për ndërtimin e hidrocentralit Dragobia. Trupa gjyqësore shpalli sigurimin e padisë duke urdhëruar pezullimin e punimeve në Valbonë derisa kjo çështje të zgjidhet në themel. Më herët, banorët jo vetëm kundërshtuan në mënyrë ligjore, por protestuan në mbrojtje të Valbonës.