Gjykata e Apelit Korçë shpalli sot të pafajshme kryeinspektoren e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, nga akuza për “shpërdorim detyre”. Akuza ishte ngritur nga prokuroria Pogradec, pas kallëzimit nga pronari i një objekti në rrugën kombëtare Lin-Pogradec prishur nga IKMT-ja përgjatë aksionit në vitin 2014. Bici u shpreh se do të vazhdojë punën në krye të institucionit në shërbim të ligjit dhe publikut.