Aktualitet

Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

Gjykata Për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi burg pa afat për ish-ministrin Tahiri, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata duke dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ish Ministri i Brendshëm akuzohet për përfshirje në trafik droge me grupin e trafikantëve “Habilaj”. Lajmi vjen pak ditë pasi Tahiri dha dorëheqjen si deputet i pavarur dhe pranoi të hetohet si qytetar i lirë