Aktualitet

Gjyqtari apelon në KPA, kërkon rikthimin në detyrë

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pak kohë më parë, ka apeluar vendimin. Sot, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator dhe anëtarë, Ina Rama, Rezarta Schuetz, e  Sokol Çomo.