Aktualitet

Gjyqtari Ilir Toska drejt rikonfirmimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendos nesër për Gjyqtarin e Apelit Tiranë, Ilir Toska, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në seancën e sotme të KPK-së, Toska rezultoi pronar i vetëm një apartamenti në kryeqytet.  Ndërkaq, u hodh poshtë si i pabazuar në prova, një konstatim i DSIK-së se gjyqtari kishte lidhje të papërshtatshme. Gjithashtu, nuk pati rezerva për aftësitë profesionale, ndonëse ishte denoncuar nga 5 qytetarë. Toska kërkoi rikonfirmimin në detyrë dhe duket se nesër do të marrë dritën jeshile. Më herët gjatë ditës u mësua vendimi për Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova, i cili u shkarkua duke mos e kaluar Vetting-un.