Aktualitet

Gjyqtari Ilir Toska i nënshtrohet sot Vetting-ut

Sitës së Vetting-ut, sot i nënshtrohet gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e tij, përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine e Valbona Sanxhaktari. Gjyqtari do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetting-ut. Në fokus të verifikimit të trefishtë janë: ligjshmëria e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.